Bilanc lufte, sa është numri i viktimave të shënuara nga pandemia që po kërcënon botën
Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 532,816ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.

Ndërsa edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar.

Vendi më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar.

Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594, dkuke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,130.

Në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 174 të infektuar me Covid-19.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
Shtuar më 27/03/2020, ora 08:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori