Bie nga tarraca 50 vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Ditën e djeshme në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se ky shtetas ka qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Shtuar më 21/01/2021, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori