Bie nga lartësia e pallatit një 30 vjeçar në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë ku një i ri dyshohet se është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Mësohet se ai është rreth 30-vjeç dhe ka rënë nga lartësia e një pallati në rrethana ende të panjohura.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 01/08/2020, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori