Bie nga kati i njëmbëdhjetë dhe shpëton (FOTO LAJM)

Një punëtor në San Françisko ka qenë duke pastruar xhamat në katin e njëmbëdhjetë të një ndërtese të lartë, kur ka rrëshkitur pa dashje dhe ka rënë në tokë.

Për fat të mirë, punëtori ka rënë në një makinë në lëvizje.

Kalimtarët e rastit e kanë parë punëtorin dhe menjëherë kanë njoftuar ambulancën, e cila me shpejtësi e ka dërguar në spital.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme, punëtori ka mundur të shpëtojë, por se me lëndime tepër të mëdha trupore./albeu.com/
Shtuar më 23/11/2014, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori