Bie në praga grupi që kolaudonin makina jashtë standardeve kundrejt pagesës
Policia e Shtetit ka shkatërrrua një grup në LAç të cilët me anë të presjoneve dhe kundrejt pagesës kalonin makina jashtë standardeve në kolaudim.

Operacion i ndjekur me metoda proaktive bazuar në dyshime të arsyeshme se në pikën e kolaudimit në Laç kalohen mjete jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit

Specialistët e Seksionit kundër krimit Ekonomiko - Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se tek pika e kolaudimit në Laç kaloheshin makina jashtë standarteve teknike kundrejt ryshfetit, në vitin 2018 kanë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin materiale hetimore.

Mbi bazën e atyre materialeve, Prokuroria ka regjistruar proçedim penal për ndjekje të mëtejshme të këtij rasti, i cili është finalizuar sot me operacionin " Kolaudimi" ku janë ekzekutuar urdhërat e masave të sigurisë në ngarkim të shtetasve :

- S.K. vjeç 22, banues në Mamurras, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprat penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"

- M.K. vjeç 50, banues në Mamurras, me masë sigurimi " Arrest në shtëpi" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"

- I.D. vjeç 49, banues në Lezhë, me masë sigurimi " Arrest në shtëpi" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"

U shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre :
- D.A. vjeç 47, banues në Laç, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprën penale " Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"

-Gj.A. vjeç 33, banues në Lezhë,me detyrë Inspektor i Kontrollit Teknik tek SGS Laç, me masë sigurimi " Arrest me burg" për veprën penale " Shpërdorim detyre"

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjykata e Shkallës Parë Kurbin datë 16.04.2019, ndaj këtyre shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua një mjet jashtë standarteve teknike, i kaluar në kolaudim pa probleme dyshuar kundrejt ryshfetit.
Shtuar më 17/04/2019, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori