Biden rikthen në qeveri të vjetrit, kush do të jetë Sekretari i shtetit
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden pritet të emërojë Antony Blinken si Sekretar të Shtetit. Ai do të jetë përgjegjës për ringritjen e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ish-zëvendës sekretarin e shtetit dhe zëvendës këshilltarin e sigurimit kombëtar gjatë administratës së Barack Obamës dhe një këshilltar i politikës së jashtme të Demokratëve.

Emërimi i tij vjen mes raporteve se Biden pritet të emërojë njerëzit e parë të kabinetit të martën.

Ron Klain, shefi i kabinetitBiden nuk dha asnjë detaj se cilët nga drejtuesit e departamenteve do të shpallte së pari Biden.

Nga ana tjetër, Biden ka thënë se ai dëshiron një kabinet që është i larmishëm dhe pasqyron Shtetet e Bashkuara. Pritet të shihet nëse ai do të bëjë histori, duke emëruar gruan e parë për të udhëhequr Pentagonin.
Shtuar më 23/11/2020, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori