Betimi i kryetarit të ri në Mat, militantët e PD në protestë
Vazhdojnë përplasjet mes militantëve të Partisë Demokratike dhe kryetarëve të rinj, të shpallur fitues këtë 30 qershor.

Ditën e sotme punonjësit dhe militantët e Bashkise Mat, janë mbeldhur para Bashkisë Mat për të protestuar kundër zgjedhjeve të 30 Qershorit, pasi sot bëhet konsituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe Betimi i Kryetarit Z. Agron Malaj.

Prej 4 vitesh kjo Bashki është udhehequr nga Kryetari Nezir Rizvani i Partisë Demokratike. Në mbeshtetje të protestuesve Matjane është dhe Koordinatori i PD për Qarkun Diber Z. Enkelejd Alibeaj.

“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka vjedhur zgjedhjet dhe bashkitë. Jemi këtu për të treguar që ky popull refuzoi Ramën.”- u shpreh Alibeaj nga Mati.

Një situatë e ngjashme është paraqitur edhe në Bashkinë Prrenjas, ku Nuri Belba pritet të marrë detyrën.

Kjo bashki deri më sot është drejtuar nga Miranda Rira, e cila vjen nga rradhët e LSI-së. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të lirojë ambientet e zyrës së saj.

Në një deklaratë për mediat Rira ka bërë të ditur se nuk do ta lirojë zyrën pasi do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Shtuar më 02/08/2019, ora 11:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori