Kolegji i Përshtatshëm i Apelimit ka shkarkuar ditën e sotme
Besnik Muçin.
Sipas Vendimit të KPA
Besnik Muçi ka cenuar besimin e publikut te drejtesia.
Kujtojmë se
Besnik Muçi, u emërua nga presidenti Meta si gjyqtari i parë i
Gjykatës Kushtetuese.
Kush është Besnik Muçi
Besnik Muçi është diplomuar në vitin 1995 “Jurist”, në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, me rezultate të shkëlqyeshme. Në vitin 2001,
Muçi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe është diplomuar “Magjistrat
Prokuror” me rezultat “Shumë mirë”.
Ai ka ndjekur studime pasuniversitare për Master të Nivelit të Dytë në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe aktualisht është Kandidat Doktorant pranë këtij Fakulteti. Ai është botues i disa artikujve shkencor në fushën e së drejtës, si dhe botues i një libri në fushën e veprave penale të narkotikëve. Ka një eksperiencë pune prej më shumë se 20 vitesh (20 vite e 8 muaj), si
Prokuror, Avokat dhe Lektor i së Drejtës.
Ai ka një veprimtari profesionale si
prokuror në Prokurorinë pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,
prokuror pranë
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar, në departamentin e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ekspert i programit për trajnimin vazhdues të gjyqtarëve dhe
prokurorëve në Shkollën e Magjistraturës, Pedagog i Jashtëm i lëndës “E Drejta Penale”, në një nga Universitetet e vendit.
“
Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i
Gjykatës Kushtetuese. Ai, përgjatë karrierës së tij ka reflektuar aftësi vendimmarrëse dhe bashkëpunimi”.
Shtuar më 21/11/2019,
ora 11:20