Besi merr surprizën më të bukur para dasme
Pëlqej
Nëse Besi ka qenë gjithë ditën i emocionuar sepse vetëm për disa orë ai do të celebrojë dashurinë me Xhensila Myrtezajn, imagjinoni se si është ndjerë kur vetë Giancarlo Bozzo, mjeshtri italian që qëndron pas emisionit të humorit ‘Zelig’ në Itali (e ku Besi është pranuar së fundmi për të aktruar) ka ardhur në Shqipëri posaçërisht për dasmën e tij .

Ka qenë vetë Besi i cili ka postuar një foto në Instagram së bashku me Giancarlo-n duke shkruar: “Shumë faleminderit Giancarlo Bozzo që erdhe për dasmën time!” – dhe me të vërtetë Besi duket shumë i lumtur për këtë fakt aq sa ka dalë dhe i ka pritur vetë mjeshtrin italian dhe familjen e tij që e kanë shoqëruar në Tiranë shkruan Blitz.al.

Kujtojmë se sot në mbrëmje dasma e Besit dhe Xhensilës do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku pritet të ketë shumë surpriza. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori