Besa Kokëdhima e shokuar nga nëna që dhunoi brutalisht të bijën! (FOTO LAJM)

Ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një nënë dhunoi në mënyrë kafshërore të bijën për arsyen banale të mos larjes së enëve, i ka prekur të gjithë.

Së fundi, këngëtarja Besa Kokëdhima ka bërë një status në Instagram, ku shkruan se është shumë e dhimbshme ajo që dëshmuam dy ditë më parë.

Besa shprehet se është shokuar nga ajo që pa, ndërsa thekson se është një dhimbje e madhe të dhunohesh nga ata që të duan më shumë:

"E shokuar..sa shumë dhimbje për vajzën e shkretë të dhunohesh nga ata që supozohet të të duan më shumë në botë!", ka shkruar ajo.

Ditën e djeshme u zbulua dhe identiteti i nënës së pamëshirshme, e cila u shoqërua prej mbrëmjes së të hënës në policinë e Sarandës.
Shtuar më 23/01/2020, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori