Bes Kallakut i zbulohet "sekreti": Kam patur një lidhje jashtëmartesore (FOTO LAJM)

Të ftuar në puntatën e djeshme në "Roped ëith Olsi", me Olsi Bylykun, ishin kolegët e tij të "Portokalli" dhe "BE Coffe", por gjithashtu edhe miqtë e tij, Bes Kallaku dhe Erion Isaj.

E mes shumë diskutimesh e humoresh në këtë emision fundiviti nuk mund të mungonin as letrat e aktorëve dërguar babagjyshit të improvizuara nga stafi i emisionit.

Letra e "Besit" që e lexoi Olsi shkriu së qeshuri ndjekësit pasi përmendte me humor ndodhitë e vitit për aktorin e gjithashtu gjobën e ditëlindjes.

Por Olsi i zbuloi edhe një "sekret" Besit.

"Kam pas një lidhje jashtë martesore, por nuk e harroj dot. Sa herë shkruaj skenare më kujtohet, sa herë dal në skenë më kujtohet, sa herë bëj skeçe më kujtohet. E kam fjalën për kryetarin e Bashkisë Ersekë, Erion Isaj.", shkruhej në letrën e Bes Kallakut drejtuar babagjyshit./albeu.com/



Shtuar më 31/12/2020, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori