Berluskoni: Nuk do të rikandidoj nëse vendi shkon në zgjedhje
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka deklaruar se nuk do të kandidojë në qoftë se në Itali do mbaheshin zgjedhje të parakohshme.

Deklarate e tij u bë gjatë ditës së martë ku Berluskoni u zotua të qëndrojë në pushtet derisa parlamenti të ketë miratuar reformat buxhetore me qëllim parandalimin e rënies së Italisë në krizën e borxheve eurozonës.

Ndërkohë që Presidenti Xhorxho Napolitano, ka thënë se do të fillojë konsultimet me partitë politike vetëm pasi masat e reja shtrënguese të jenë miratuar.

Çmimi që Italia paguan për të marrë hua në tregjet ndërkombëtare financiare u rrit sot pas pasigurisë politike në këtë vend. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori