Berisha sqaron foton e rrallë me Ramën: Erdhi me çorape leshi e këpucë zbori
Pëlqej
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha ka sqaruar një foto të rrallë të tijën me Edi Ramën në vitet 1990.

Ai pohoi se e takoi Ramën në Qytetin Studenti para një mitingu të Partisë Demokratike.

“Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi.

U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu. Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më. Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha.

I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më”, deklaroi ai.
Shtuar më 20/02/2018, ora 23:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori