Berisha shton akuzat: Po të mos ishte Edi dhe Olsi Rama, Tahirit s'ja mbante të bënte gjë
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se në ligjin e Antimafies, Saimir Tahiri bëhet anëtar kryesor i grupit të Habilajve.

“Vetëm me targën e tij cdo njeri që lexon ligjin Antimafia e ka të qartë se ky klasifikohet si anëtar i grupit të strukturuar. Se ky s’kishte asnjë detyrë tjetër të jepte targën e qeverisë që makina e tij të mos ndalohej e kontrollohej asnjëherë.

Tani erdhi dosja, kanabistët në parlament hodhën poshtë dosjen, Rama i cili momentin e parë pasi kishte njoftuar italianët e lëshoi në humnerë Tahirin, kur i tregoi kokën e macokut Saimiri atij, i tha:

“koka ime po, por koka e Olsit peshon më rëndë se imja, i nxori dhe eurot që kishte dhënë për Ishmin e tha dale se’ …e një të mbyllur provat, ju bllokuat për herë të parë në 27 vite …pse e bllokuat? Mirë se me italianin ia gjetën, po 850 mijë euro dhe dy patentat e 100 tonëshit dhe 20 tonëshit a mund të më thuash Pjerin pse nuk e cel gojën një javë ai për të thënë gjysëm fjalë, Tahiri, po Rama pse nuk e hap gojën?

Pse Pandeli? Zhduket se po ngushtohet rrethi jo i Saimir trafikut por i Norieges, edhe Olsi trafikut se po të mos ishte Edi me Olsin Saimirit s’ja mbante kurrë jo t’u jipte makinën, jo te blinte skafet por as të mendonte se mund të lejohej këtë situatë”.
Shtuar më 09/11/2017, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori