Berisha: Shqipëria dixhitale, një ndër objektivat më madhore të vendit
Kryeministri i vendit Sali Berisha në fjalën e tij mbajtur gjatë ditës së sotme në Konferencën e Rajonale “Elektronic South Europe”, u shpreh se Shqipëria në moshën dixhitale, është një ndër objektivat më madhorë të vendit.

Në fjalën e tij kreyeminstri i vendit u shpreh se Shqipëria ishte vendi i vëtëm në rajon i cili kishte 4 kompani celulare.

“Për qeverinë time një nga objektivat më madhorë, ambicioze dhe të vështirë është Shqipëria në moshën dixhtale. Në një hark kohor të shkurtër vendi ja doli të jetë në mesataren Europiane të treguesit të EES. Është mbi 30% nuk është sa vendet e BE që është 63%. Shqipëria rënditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajonime katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licensa për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që 2012 gati të avancojë me licensën 4 G",- u shpreh Berisha.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se teknologjia është leva e Arkimedit për të plotësuar një nga kushtet më themelore, për një qeveri transparente dhe të mirë.

“Teknologjia dixhitale është në shumë aspekte leva e Arkimedit, për të kapërcyer kohërat, për të kapur kohën e humbur, për ti ofruar qytetarëve tanë shërbimet më të mira të mohës, për të vendosur gjithashtu në themel të transparencës, si kushtin e të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë”,- përfundoi kryeministri. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori