PD dorëzon në Kuvend nismën për uljen e TVSH-së për produktet e “shportës” (VIDEO)

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka dorëzuar pranë Kuvendit nismën për uljen e TVSH-së për produktet e “shportës” nga 20% në 6%.

Tabaku, pas dorëzimit në Kuvend u shpreh se është një nismë që vjen në ndihmë të qytetarëve.

“Kjo është një nismë politike që vjen në ndihmë të qytetarëve, nuk është populiste, por është në dobi të qytetarëve. Ulja e TVSH-së do të ndihmojë shtresat në nevojë për të rritur konsumimin e tyre. Shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në edhe për energjinë. Propozimi që ne kemi është shumë i thjeshtë dhe konkret” tha Tabaku./albeu.com

 


Shtuar 26.10.2021 12:03