Berisha-Ramës: Mos ma prek Çiljetën (VIDEO)
Herë pas herë seanca e Kuvendit kthehet në arenë ofendimesh mes deputetësh ku nuk mungojnë edhe të qeshurat.
Kjo gjë ka ndodhur edhe në seancën e sotme kur ish-kryeministri foli për deklaratën e pak ditëve më parë të Edi Ramës lidhur me koncertet festive të PD-së.

“Kryetari juaj të nderuar socialistë tha se nuk feston dot për statusin dhe më pas merret dhe sulmon artisten e nderuar, Çiljetën. Aaaa... Sepse këndoi, në rastin historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Të kishte patur 1 të 100-ën e performancë artistike të Çiljetës nuk do kishte pasur performancën e dështuar si artis, sepse nuk ka shitur një tablo të vetme", u shpreh Berisha. /albeu.com


Shtuar më 12/06/2014, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori