Berisha: Rama, Tahiri dhe Çako mbrojtën baronin e drogës
Ish kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në "Facebook" ku shprehet se Europol ua çorri maskën Ramës, Tahirit dhe Çakos lidhur me Klemend Balilin.

Ai tha se Rama, Tahiri dhe Cako janë krerët e organizimit kriminal në Shqipëri.

Statusi i Berishës

Europol u çjerr masken Edi Ramës, Saimir Tahirit, Haki Çakos për Klemend Balilin!

Te dashur miq, sot Europol u çorri masken Edi Rames, Saje qorrit dhe Haki Çakos duke faktuar se ata jane padrinot e vertet te Klement Balilit dhe vellezerve Poti. Europol me komunikaten e tij hodhi poshte dhe pergenjeshtroi deklaratat e Edvin Shullazit, Saje qorrit dhe Haki Çakos, qe ne gare me njeri tjetrin mashtruan shqiptaret duke deklaruar se policia shqiptare prej kohesh po hetonte se bashku me policine greke dhe DEA amerikane grupin trafikant te Edeskobarit te Ballkanit. Eurpol sot njoftoi opinionin se ne hetimin e ketij grupi kane bashkepunuar vetem policia greke, DEA amerikane dhe policia italiane pra jo policia shqiptare.

Me kete mashtrim te turpshem e te paskrupullt te Rames, Sajes dhe Hakiut dhe arratisjen me urdher te Rames dhe Sajes te Balilit nga Shqiperia, faktohet katerciperisht se kreret, padrinot e grupit trafikant jane vete Edvin Shullazi dhe Saje qorri! sb /Albeu.com/
Shtuar më 17/05/2016, ora 22:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori