E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Berisha: Rama mashtron për negociatat. Na lexoi historinë e maces dhe lepurit (VIDEO)

berisha by albeu
Chat Conversation End
Ish kryeministri Berisha ka shigjetuar Ramën, ndërsa theksoi se ai mashtron për negociatat. Gjatë fjalës së marë në Kuvend, Berisha nënvizoi se Rama tentoi që të përjashtonte opozitën nga procesi.

"Europa as nuk shitet, as nuk blihet, qëndron në vlera. Përpjekjet e tuaja jo vetëm që nuk lëkundën njeri, por more atë që të takonte.

Edi Rama ua lexoi shqiptarëve se e ka atë historinë familjare të maces dhe lepurit. Çfarë thotë komunikata e Këshillit të Ministrave të Jashtme të vendeve anëtare, duke rikujtuar konkluzionet e mëparshme, perfshi ato të dhjetorit të vitit 2015, rithekson se zbatimi inkuziv, i gjithanshëm i 5 prioriteteve duhet të sigurohet para se të hapen negociatat me Shqipërinë.

Këtë fshehu Edi Rama para jush. Këshilli rithekson se një zbatim përfshirës, i gjithanshëm, i qëndrueshëm i të gjithë 5 prioriteteve bazë duhet të garantojë përpara se të hapen negociatat e anetarësimit". /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2016, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori