Berisha publikon foton: Ministri Ahmetaj krah "kokës" së prostitucionit në Itali
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi ditën e sotme, ku sipas tij shihet ministri Arben Ahmetaj në shoqërinë e një personi të dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Itali.

Në mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital thuhet se personi që shoqëron ministrin në Kavajë është kryetari i PS-së Gentian Daja, i cili është dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Kazerta të Italisë.

Mesazhi i dërguar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, si më poshtë vijon:

“Doktor,sot Arben Ahmetaj pasi u largua uji erdhi në Kavajë për të vizituar zonën e përmbytur nën shoqërinë e kreut të PS-së, Gentian Daja.

Gentian Daja është i dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Kazerta të Italisë.

Po ashtu vjehrri i Gentian Dajes, Seid Cikalleshi u arrestua para 10 ditësh për vjedhjen e tokave në Spille pasi mbante postin e drejtorit të Hipotekës së Kavajës.

Ky është turpi dhe karshillëku që mafia e veshur me pushtet u shet qytetarëve dhe drejtësisë për të bërë punën e vet!”. /albeu.com/
Shtuar më 04/12/2017, ora 21:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori