Berisha publikon foton e Ramës me Avdylajt
Pëlqej
I ftuar në emisionin “Open” ish-kryeministri Sali Berisha ka ka folur në lidhje me arrestimet e mbrëmshme.

Sa i përket grupit të heroinës “ Avdylaj”, ish-kryeministri foli për lidhjen e Avdylajve me qeverinë.

Madje Berisha publikoi disa foto të Pece Avdylajt me Ramën, sipas tij të bëra gjatë fushatës së fundit, si dhe foto të kryebashkiakut të Durrësit.

Sipas Berishës ka video që tregojnë Ramën te Bajrat.

“Në rastin e Avdylajve Rama ka prishur dosjen në prokurori… Avdylajt kishin protektorët e tyre në politikë. Rama shpëtoi Gjushin dhe ministrat e lëshoi Avdylajt”, u shpreh më tej Berisha.
Shtuar më 22/10/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori