Berisha publikon fotografinë sekrete: Thaçi dhe Vuçiçi i tregojnë hartat Merkelit (FOTO LAJM)

Samiti i Berlinit i dha fund njëherë e mirë projektit të frikshëm të ndarjes së Kosovës.

Vendet kryesore të BE, Gjermania dhe Franca, u shprehen kategorikisht kundër duke i dhënë një goditje të fortë ideatorëve të këtij plani, Presidentit serb Vuçiç, Presidentit të Kosovës Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Ndërkohë ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ishte kundërshtari më i fortë i kësaj ideje, që në momentin kur ajo doli, ka publikuar një foto nga Samiti i Berlinit.

“Padroni dhe argati duke paraqitur projektin e Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës!, shkruan Berisha

foto shihet qartë Presidenti serb Vuçiç dhe homologu kosovar Thaçi të cilët po i shpjegonin kancelares gjermane Merkel planin e tyre “të madh” të shkëmbimit të territoreve, përndryshe ndarjes së Kosovës dhe krijimit të Serbisë së Madhe.

Nuk mund të mos mungonte në këtë moment, edhe Edi Rama, mbështetës i fortë i këtij projekti.

Shtuar më 04/05/2019, ora 23:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori