Berisha: Pse Tahiri nuk e përmend bosin e tij të krimit?!
Sali Berisha ka shkruar një tjetër status ku akuzon Saimir Tahirin për lidhje me krimin.

Duke qëndruar tek arrestimi i Shullazit, Berisha shkruan se "Saje Qorri" në deklaratë nuk kishte guxim ta përmendë emrin e Shulalzit.

Statusi i Berishës

Saje qorrit i kane cofur morrat!


Ja deklarata qe deshmon tmerrin e Saje qorrit nga arrestimi i bosit te tij, Milit te Partise. Saje qorrit i kane cofur morrat. Saja nuk guxon ne deklaraten e tij prej 132 fjalesh, te shqiptoje qofte dhe nje here te vetme emrin apo mbiemrin e bosit te tij te arrestuar. Ketu me poshte keni deklaraten e plote te sotme te Saje qorrit! sb

""Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor!

Cfare degradimi moral, politik, logjik!

Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s'ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.

Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.

Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.

Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara". /Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori