Berisha propozon 20 prillin ditën e Shqipërisë së pastër
Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se çështja e mjedisit mbetet një problem madhor. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri kërkoi që 20 prilli të caktohet si dita e Shqipërisë së Pastër.


“Unë them se 20 prilli të caktohet si dita e Shqipërisë së pastër ku të dalim sëbashku dhe të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët. Të prekim me dorë mjedisin. Ministria e Mjedisit duhet të marrë të gjitha masat të përcaktojë të gjitha zonat, hartën e ndërhyrjeve dhe administrata shkollat, institucionet, komunitet në mbarë vendin do të angazhohen në këtë ditë për mjedisin” ka theksuar Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2012, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori