Berisha pranon sfidën e #ALSicebucketchallenge
Pëlqej
Ish kryeministri Sali Berisha ka pranuar sfidën e hedhjes së kovës me ujë të ftohtë akull në kokë.

Me anë të një postimi në “Facebook’ ai shkruan se e ka pranuar sfidën dhe se krahas saj do të derdhë në llogarinë bankare të ALS një shumë modeste.

Berisha falënderon të gjithë ata që e kanë dominuar. Ish kryeministri u nominua edhe nga Kreu i Kuvendit Ilir Meta.

POSTIMI I PLOTË
Faleminderit Artur! Unë e pranoj sfidën! Të dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë e kanë njoftuar në Facebook etj, se me kanë sfiduar me xhestin e dedhjes së kovës së ujit me akull mbi kokë, si akt solidarizimi me këtë lëvizje botërore që ka si qellim bamirësie mbledhjen e fondeve në mbështetje të të sëmurëve me sklerosë amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Kjo është një sëmundje kronike degjenerative e trurit dhe palcës së kurrizit që shkakton humbje të kontrollit të muskujve të vullnetshëm, dëmton dhe nervat e të folurit, gëlltitjes, levizjes së gjymtyrëve.

Duke falendëruar përzemërsisht Arturin dhe të gjithë ata që më kanë nominuar e pranoj me kënaqësi sfidën dhe i përgjigjem asaj duke derdhur në llogarinë bankare të kësaj lëvizje botërore, siç përcaktohet në rregullat e saj, një shumë modeste.
Shtuar më 22/08/2014, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori