Berisha: PD-LSI me kandidat të përbashkët për President
Pëlqej
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të kenë një kandidat të vetëm për presidentin e vendit. I pyetur nëse mbështet kandidaturën e Fatos Nanos, me të cilin mesa duket LSI dhe maxhoranca ka një afrim kohët e fundit, Berisha ka thënë se PD dhe LSI, do të kenë kandidatin e tyre.

“Zoti Nano mbetet shefi historik i të majtës shqiptare. Ndoshta do të vendosin ta propozojnë për President, por ne dhe LSI, do te kemi propozimin dhe kandidatin tonë”, tha Berisha. Ai përjashtoi në mënyrë përfundimtare mundësinë e hapjes së kutive të votimit me vendim politik duke thënë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse vendos gjykata.

Dy pyetjet në emisionin Opinion:

Ndërsa ka një ftohje me Topin keni një periudhë mjafti me zotin Nano. Ai deklaroi kandidaturën për President. Do ta mbështesni?

Mazhoranca do të ketë kandidatin e vet. Si PD edhe LSI nuk e kanë zotin Nano kandidat të tyrin. Ai është shefi historik i PS dhe kjo parti ndoshta e ndërpret persekutimin e tij e mund ta propozojë por ne kemi kandidatin tonë.

Ka një tezë që pas marrjes së vizave mund të shkoni në zgjedhje.... Mundet kjo të ndodhë?

Absolutisht jo. Janë përdorur gjitha variantet për të bllokuar vizat. E kam dëgjuar në kancelari ndërkombëtare pasi u bënë përpjekjet më djallëzore për të penguar vizat. Do të shkoj deri në qershor 2013. Kjo qeveri do të vazhdojë axhendën dhe ishte kjo platformë që solli heqjen e vizave. Nëse do rrija i përqendruar tek pretendimet e tij nuk i hiqnim dot vizat.
Shtuar më 11/11/2010, ora 21:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori