Pas më shumë se një viti, shënohet numri më i ulët i rasteve të reja nga koronavirusi në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,618 testime prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë: 1 rast në Tiranë dhe 1 në Berat.

Aktualisht në vend janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv. Ndërkohë po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Ndërkohë janë shëruar 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,865 që nga fillimi i epidemisë.


Shtuar 14.06.2021 17:08