Berisha: Lindita Nikolla të japë dorëheqjen!
Ish kryeministri Berisha, gjatë fjalës së marë në Kuvend, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, ndërsa ka dhënë alarmin se nxënësit më të mirë nuk po fitojnë të drejtën e studimit.

Ai e konsideroi një akt të paimagjinueshëm, një pritë që u është zënë maturantëve dhe kërkoi “krijimin e komisionit dhe anullimit me urgjencë të shpërndarjes së bërë dhe dërgimin e maturantëve në degën që meritojnë”.

Berisha solli si shembull veten e tij në kohën kur ishte nxënës, kur përfundoi klasën e 7-të:

“Unë Sali Berisha, mbarova klasën e shtatë dhe më doli bursa për në Rusi. Ma morën! Diktaturë ishte, por ama s’ma mohuan të drejtën time.

Unë dola në të drejtën time. Kurse ata vijnë në Tiranë dhe nuk nxjerrin dot asgjë. Diktaturë ishte, pra, ma morën bursën, por më zgjodhën, më dhanë atë që më takonte.

Ndaj, nëse një njeri fiton 10 preferenca, të shkojë në Fakultet Juridik! Janë përjashtuar ata me mesatare të lartë". /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2016, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori