Ish -kryeministri Berisha reagon ndaj "stuhise raciste" të bërë gjatë ditëve të fundit ndaj futbollistit
shqiptar që luan në ekipin e
klubit PAOK të
Selanikut Ergys Kaçe pasi ky i fundit publikoi në
Facebook një foto me bluze të kuqe me germat e UÇK-së.
Përmes një postimi në adresën e tij në
Facebook, Berisha shprehet se drejtuesit e
klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan të ndeshkojne me një standart mesjetar futbollistin.
"O sa mirë me qenë
shqiptar!
Te dashur miq, prej disa javesh viktima e fundit e albanofobise eshte bere futbollisti i talentuar
shqiptar qe luan ne ekipin e
klubit PAOK te
Selanikut dhe ne kombetaren tone, 20 vjeçari Ergys Kaçe. Shkak i stuhise raciste mesjetare kunder yllit te futbollit eshte bere postimi prej tij ne
Facebook i nje fotoje personale, ne te cilen ai ka dale me nje bluze te kuqe ku shkruhet UÇK. Kete beteje e nisen nazistet grek, dhe dihet se rracizmi eshte ideologjia e tyre. Por mjerisht, drejtues te
klubit sportiv PAOK nga trysnia e nazisteve apo albanofobia e tyre, duan te ndeshkojne me nje standart mesjetar futbollistin.
Ne rast se vendimi i tyre eshte rezultat i trysnise se nazisteve kjo eshte nje fatkeqesi jo vetem per per kete klub me emer, por edhe per qytetin e hapur te
Selanikut. Ne rast se qendrimi i tyre ka ne baze urrejtjen per UÇK-ne, atehere eksponentet e Agimit te Arte duhen konsideruar me te civilizuar pasi se paku jane te hapur. Nje bluze e UÇK-se nuk eshte dhe nuk mund te jete kercenim per asnjeri. Shqiperia dhe Kosova jane te percaktuar qarte per respektim te plote te kufinjeve egzistues, por per çdo
shqiptar ajo perfaqeson djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, qe me sakrificen e tyre sublime iu rikthyen shqiptareve te pushtuar, lirine dhe dinjitetin e munguar dhe bene edhe Ballkanin me te lire, me te drejte!" thuhet në postimin e tij në
Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2013,
ora 16:50