Berisha ndryshon mendje për "kovën me akull"
Pëlqej
Sali Berisha ka dhënë dorheqje nga sfida e ALS Ice Bucket Challenge, duke mos pranuar sfidën e "kovës me ujë me akull", por vetëm të dhuroj para për të prekurit me ALS.

Para disa ditësh në një postim ne Facebook ai shprehej se e pranonte këtë sfide por, i ka ndryshuar mendja.

Në postimin e tij të parë, Berisha shkruante: "Faleminderit Artur! Unë e pranoj sfidën! Të dashur miq, i riu Artur Neli, por dhe qytetarë dhe personalitete të fushave të ndryshme të artit e kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, e kanë njoftuar në 'Facebook' etj., se më kanë sfiduar me gjestin e derdhjes së kovës së ujit me akull mbi kokë, si akt solidarizimi me këtë lëvizje botërore, që ka si qëllim bamirësie mbledhjen e fondeve në mbështetje të të sëmurëve me sklerozë amiotrofike laterale ALS (amyotrophic lateral sclerosis). Kjo është një sëmundje kronike degjenerative e trurit dhe palcës së kurrizit që shkakton humbje të kontrollit të muskujve të vullnetshëm, dëmton dhe nervat e të folurit, gëlltitjes, lëvizjes së gjymtyrëve".

Postimi i dytë: "Duke falënderuar përzemërsisht Arturin dhe të gjithë ata që më kanë nominuar, e pranoj me kënaqësi sfidën dhe i përgjigjem asaj duke derdhur në llogarinë bankare të kësaj lëvizjeje botërore, siç përcaktohet në rregullat e saj, një shumë modeste. sb".

Më herët, ish-kryeministri ishte nominuar nga modelja Emina Çunmulaj dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Kjo e fundit, në videon e xhiruar në një park lojërash në Ksamil shprehej: "Nominoj fiksimin tim, Sali Berishën". /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori