Berisha merr pjesë në homazhet për Avni Mulën: Krijimtaria e tij do jetojë gjithmonë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për kompozitorin Avni Mula, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 92-vjeçare.

Përveç artistëve, në homazhet që u mbajtën në Universitetin e Arteve morën pjesë edhe figura të politikës si ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Berisha foli para mediave duke shprehur nder dhe respekt për veprën e kompozitorit të njohur dhe për Inva Mulën që e cilëson si divë të operas dhe këngës.

Avni Mula dha një krijimtari me të cilën ai do jetojë gjithmonë por la dhe një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas të këngës, Inva Mulës. Edhe një herë, nderim, respekt të madh për veprën e tij të kulturës shqiptare”, tha Berisha.
Shtuar më 30/10/2020, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori