Përfundon numërimi i votave në Bulqizë, fiton PS

Ka mbaruar numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e 25 prillit edhe në Bulqizë.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ në Bulqizë fiton PS me 1861 vota, e ndjekur nga PD me 1439 vota dhe më pas LSI me 768 vota.

Ndërkohë Vota të pavlefshme janë 476 dhe 4351 të vlefshme.

Ndërkohë vijon numërimi në KZAZ-të e tjera në vend.


Shtuar 26.04.2021 19:23