Berisha krahason Ramën me diktatorin Hoxha: Monstra e dytë e kombit
Ish-kryeministri Sali Berisha pas përgjigjes negative në lidhje me negociatat me BE-në i ka dërguar një mesazh të ashpër kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, edhe pse dielli ka lindur, ka dalë në dritë edhe fakti që Rama është monstra e dytë me e zezë për kombin shqiptar, duke e krahasuar kështu me diktatorin Enver Hoxha.

“Mirëmëngjes Edvin! – i drejtohet Berisha nga Fb. - Dielli lindi sot përsëri në Shqipëri! Por pas Enverit, ti Edvin, del në dritën e tij si monstra e dytë më e zezë e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt Europës!

Ai e bllokoi për 46 vite, kurse ti, nisur nga këshilltarët e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tetë vitesh!

Misioni yt, o monstër, pas bllokimit pa asnjë datë të negociatave, mbetet rikthimi i vizave për shqiptarët!”-shkruan ish-kryeministri Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori