Berisha: Kompanitë e basteve të Olsi Ramës po bëjnë kërdinë!
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar vëllain e Kryeministrit Rama kompanitë e tij të basteve jo vetëm që punojnë ende, por po fitojnë miliona euro që nuk tatohen më prej shtetit.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha shkruan se “kampioni” i kundërligjshmërisë mbetet vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, që sipas tij po fiton miliona me kompaninë e bastit “Bastarena”.

Kujtojmë se nga data 1 janar e këtij viti, të gjitha kompanitë e basteve e bixhozit janë të ndaluara me ligj.

Kompanite e Bixhozit te Olsit bejne kerdine!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Persh Dr.Berisha!

Burime te sigurta me informojne qe te gjitha pikat e basteve(llotot) ne Tirane dhe gjithe Shqiperin jane ne aksion mbi xhepat e qytetareve sic ishin,ndryshimi vetem eshte qe kane humbur lojtaret me 1 mije leksha te vjeter,por vazhdojne te luajn ata te nivelit te mesem dhe ata qe luajn me shifra marramendese,post kesaj ata jane serisht te fituar se nuk paguajne taksat ne shtet si biznes lloto por si lokale,qe do te thote se shteti ka nje humbje te madhe me miliona euro edhe kompanit e Olsit po bejne kerdin!!/albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori