Berisha: Ja si i kaloi nën pronësi Emiliano Shullazit hotel "Vollga"

Ish kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me akuzat e rënda kundër qeverisë "Rama" duke thënë se segmentet qeveritare janë të lidhur me botën e krimit.

Ai ka paraqitur edhe një dokument ku "tregohet" sesi Shullazit i ka kaluar nën pronësi hotel "Vollga".

Sipas Berishës, Shullazi pronën e ka fituar përmes kërcënimeve ndërsa "në valle" ka futur edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon.

Statusi i Berishës

Mili i Partise Siçiliste, pronar i madh pronash!

Fotot bashkengjitur tregojne se Shullazi eshte bere edhe de facto bashkepronar i Vollges ne Durres.

Prona tek Vollga eshte bere molle sherri mes bandave te qeverise. Sic kam shkruar ne faqen time ne facebook, para 16 muajsh per kete prone pati nje afere te rende ku bandat e qeverise e kercenuan me jete kryerregjistruesin.
Ndersa per Vit te Ri 2016 u vra ne menyre te mistershme ne Durres nje i ri me mbiemrin Kodra por qe nuk dihet nese ka lidhje me pronen tek Vollga.

Por pervec ketyre, burime nga Durresi, qytet ne te cilin Mili i Partise kishte zhdepur Gjushin e Bashkise, informojne se dy muajt e fundit ka marre miratimin e ketij te fundit per ndertimin e nje fshati turistik ne Lalz.

Perveç ketyre, Milit te Edvin Shullazit i jane dhene ne Durres kodra mbreterore territori, rreth pallatit mbreteror. Ai me 5 kompani ka marre ne perdorim per sezonin truistik te gjithe bregdetin e Bashkise se Durres.

Ky kriminel se bashku me drejtorin e policise se Durresit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj (drejtori i vetem qe ne tre vjet nuk ka levizur nga detyra dhe qe vetem ne konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojne kete vit te gjitha plantacionet e pafundme te Kanabisit ne territorin e qarkut te Durresit. Ai ka bllokuar tenderin e landfillit te Maminasit.

Duke shprehur mbeshtetjen time me te plote per goditjen e njerit prej eksponenteve me kryesore te krimit qeveritar, i bej thirrje prokurorise te qendroje me vendosmeri ndaj cdo presioni politik qe kerkon te bllokoje hetimet dhe te pengoje shembjen e perandorise se krimit te Shullazeve te pushtetit! I bej thirrje qytetareve te ndihmojne hetimin e kesaj organizate kriminale me çdo te dhene qe ata disponojne! sb /Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori