Berisha: Imer Lala ka regjistruar Ramën, i mjeri ai ç'do shohë
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Fax News, ka komentuar publikimin e përgjimeve nga gjermania Bild, për të cilën tha se nxori zbuluar krimet e Rilindjes.

Berisha tha se Rama vrapon si një kufomë e gjallë, rrethuar me autoblinda.

"Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan Shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.

Tregon se këta mender ministra janë bashkë me vrasës, me kriminel, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm.

Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin, dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë"-u shpreh Berisha.
Shtuar më 21/06/2019, ora 21:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori