Berisha i vendosur për dixhitalizimin e arsimit
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se një nga përparësitë kryesore për qeverinë vazhdon të mbetet arsimi dixhital. Duke folur në konferencën për integrimin e teknologjisë në arsim, kryeministri u shpreh se koha e humbur mund të kapej duke e vendosur ekonominë e këtij vendi mbi bazat e dijes.


“Qeveria zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga dy objektivat më madhore për tu realizuar dhe për ta vendosur edukimin dixhital në hallkën më të rëndësishme të kësaj platforme. Ne vijmë më të vendosur se kurrë për shndërrimin e këtij vendi në një vend dixhital” ka theksuar Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori