Berisha i përgjigjet Ballës: Njoftova Ristanin se do mungoja!
Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit Hetimor për privatizimin e CEZ, se i dërgoi shkresë Policisë të sjellin me forcë ish kryeministrin për të dëshmuar, sot ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

"Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin hetimor parlamentar për CEZ, për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani.

Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni.

Çdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm, i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet", është njoftimi i ardhur nga zyra e Berishës. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2016, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori