Kryeministri Berisha zhvilloi sot në Stamboll, një takim me
Presidentin e Turqisë Abdullah Gyl, duke vlerësuar miqësinë e solidaritetin mes të dy
vendeve.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të
Presidentin Gyl dhe Kryeministrit Erdogan, në konsolidimin e zgjerimin e marrëdhënieve shumë të ngushta e vëllazërore midis dy
vendeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit frytdhënës në të gjitha fushat.
"Në një hark të shkurtër kohor, theksoi
Kryeministri, investimet turke janë rritur shumë herë dhe investitorët turq kanë një vlerësim e imazh shumë pozitiv në Shqipëri".
Në takim u shpreh besimi se bashkëpunimi mes dy
vendeve do të njohë dimensione të reja në shumë fusha, si në atë të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, të turizmit, arsimit, në sektorin bankar etj. Presidenti Gyl ndau të njëjtin mendim se ndërtimi i infrastrukturave të rëndësishme që do të lidhin vendet e
rajonit është dhe mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Korridori 8 u vlerësua si projekti kyç për forcimin e lehtësimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes
vendeve të
rajonit. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012,
ora 13:44