Berisha fajtor për varfërinë
Në një deklaratë për mediat, deputetja Ermonela Felaj ka akuzuar Berishën për vjedhjen e zgjedhjeve si dhe për gjendjen e rënduar të ekonimisë shqiptare. “Nuk ka shqiptar që të mos i dijë të vërtetat e të zezave që ka bërë Saliu. Ai vodhi zgjedhjet dhe më 21 janar vrau për të vazhduar të vjedhë. Është faji i Saliut që sot ka 1 milion të papunë, është faji i Saliut që varfëria është ulur këmbëkryq”, ka deklaruar Felaj.

Ajo gjithashtu ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha për vrasjen e 21 janarit

Saliu flet për karrike, por shqiptarët e dinë që për të ruajtur karriken e vet, Saliu vrau katër shqiptarë dhe kandidoi për Tiranën vrasësin kryesor të tyre. Por më 8 maj shqiptarët do t’i japin një mesazh të qartë Berishës. Kurrë më vrasjes, kurrë më papunësisë, kurrë më varfërisë”, ka shtuar Felaj. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2011, ora 15:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori