"Berisha e favorizonte Nanon, gruaja vinte i rrinte 3 ditë në burg"
Pëlqej
Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani është kthyer pas në kohë dhe ka treguar disa kujtime nga vitet e burgut të ish drejtuesve komunistë.

Ndër të tjera ai ka përmendur edhe faktin se i ka qëlluar që kishte në të njëjtin burg edhe Fatos Nanon.

Sipas tij “Fatosi që në atë kohë e kishte pak qejf pijen alkolike, por nuk ekspozohej sepse ishte finok. Me Fatos Nanon kemi qenë bashkë edhe në burg.

Në Bënçë ai kishte një dhomë më vete, kurse ne të tjerët rrinim nga 5-6 persona në një dhomë.

I bënin shumë favore policët e Berishës. Bashkëshortja, Rexhina, një grua shumë e mirë, vinte të premten në burg dhe ikte të hënën, ndërsa i biri vinte bashkë me të ëmën dhe rrinte në hotel në Tepelenë”. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2018, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori