Berisha: Do të jem në zyrë gjatë tubimit të opozitës
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të qëndrojë në zyrën e tij në kryeministri gjatë tubimit të sotëm të opozitës. Në një intervistë për gazetën italiane “La Republica”, kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se do të qëndrojë në zyrë për të shmangur rrezikun e një lufte civile.

“Do qëndroj në këtë zyrë për të evituar një rrezik të tillë. Edi Rama, shefi i opozitës, të premten e kaluar për pesë orë rresht ka dirigjuar mësymjen dhe jo në mes të natës, por në mes të ditës. Kemi shkatërruar një grusht shteti që parashikonte pushtimin e godinës qeveritare, parlamentit dhe televizionit shtetëror”, theksoi Berisha.

Ndërkohë duke iu referuar edhe demontratës së 21 janarit, kryeministri Berisha tha se dhjetëra video dhe dokumente provojnë se ka pasur persona të armatosur gjatë demonstratës, si pjesë e një sulmi të paramenduar për të marrë pushtetin me dhunë.
Shtuar më 28/01/2011, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori