Psikologu pohon: Ka 5 faza në çdo marrëdhënie dhe nëse e kapërceni së bashku të tretën, keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Secili person e përjeton dashurinë në mënyra të ndryshme, kështu që nuk është për t’u habitur që do të gjeni konfuzion tek këdo që pyesni se çfarë është saktësisht dashuria e vërtetë.

Psikologu Jed Diamond ka hulumtuar marrëdhëniet dhe marrëdhëniet e dashurisë për më shumë se 40 vjet.

Ai zbuloi se disa njerëz e gjejnë dashurinë e vërtetë shumë lehtë. Nëse nuk jeni në mesin e tyre, nuk duhet të shqetësoheni, sepse dashuria e vërtetë dhe më e bukur shfaqet shpesh atëherë kur nuk e prisni.

Përveç kësaj, Diamond zbuloi gjithashtu se çdo marrëdhënie dashurie kalon nëpër pesë faza, plot ulje-ngritje dhe se secila prej tyre përfaqëson një pikë kthese të caktuar në zhvillimin e marrëdhënies, shkruan albeu.com.

1. Të biesh në dashuri

Në fazën fillestare, fazën e rënies në dashuri dhe zhvillimin e “fluturave në stomak”, i gjithë trupi është i mbushur me hormone , ndaj marrëdhënia e partnerit shikohet me “syze ngjyrë rozë”. Vëmendje i kushtohet vetëm të mirave në marrëdhënie dhe virtyteve të partnerit, ndërsa të metat shpërfillen dhe nuk vihen re.

2. Bëheni çift

Kjo është një fazë mjaft e gjatë që merr forma të ndryshme. Në këtë fazë, marrëdhënia bëhet serioze, madje disa martohen. Karakteristika kryesore e kësaj faze është ndikimi që kanë partnerët tek njëri-tjetri dhe në vendimet e jetës.

3. Zhgënjimi

Ndjenjat fillojnë të dobësohen dhe zbehen në këtë fazë. Të metat e partnerit tuaj fillojnë t’ju shqetësojnë dhe vini re gjëra të vogla që nuk i keni parë më parë. Ju filloni të vini në dyshim partnerin tuaj, vendimet tuaja të jetës dhe veten në përgjithësi.

4. Dashuria e vërtetë

Nëse pas fazës së zhgënjimit vendosni të luftoni që marrëdhënia juaj të mbijetojë, ajo bëhet më e fortë se kurrë. Në këtë fazë, ju e pranoni partnerin ashtu siç është, kuptoni të metat dhe veprimet e tij që nuk ju pëlqenin më parë. Të gjitha dyshimet për ndjenjat dhe besnikërinë e tij zhduken.

5. Ju e dini se marrëdhënia juaj është “e vetmja”

Në fazën e pestë, marrëdhënia juaj tashmë është e fortë dhe e thellë. Çdo gjë që bëni së bashku dhe çdo moment që kaloni me njëri-tjetrin ju mbush dhe ju bën të lumtur. /albeu.com/