Berisha: Brenda 2 muajve internet falas në gjithë Shqipërinë
Ashtu sikurse ishte lajmëruar, kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e Qarqeve dhe Prefektët. Gjatë takimit të zhvilluar në kryeministri Berisha ka kërkuar angazhimin e tyre për dy çështje shumë themelore që kanë të bëjnë me instalimit të internetit falas për komunitetet si edhe gjetjene zgjidhjes për problemin e plehrave apo mbetjeve urbane.

Berisha ka kërkuar që brenda të muajve në çdo fshat të krijohetn zyra të tjera për të ofruar internet falas për banorët e këtyre zonave. “Ne nuk do të ndalojmë. Do vazhdojmë me vendosmeri për të kapur nivelet me të lartë për përhapjen e internetit. Me ministrine e arsimit, zyrta e administratës do të punojmnë për të hapur zyra për internet falas. Posta po merr cdo masë për të garantuar internet me bandë të gjerë, “ u shpreh Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori