Berisha bën akuzën e rëndë: Bajrat do të lirohen, kanë një video të Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” deklaroi se Rama se po përgatit lirimi i Bajrave të Shkodrës.

Sali Berisha: Po përgatitet lirimi i Bajrave të Shkodrës, sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë.

Zheji: Cila është kjo video?

Sali Berisha: Në mbledhje me ta, në aheng

Njuma: Po bëni një akuzë të rëndë

Sali Berisha: Nuk po bëj akuzë është 100% e vëretë kjo që them unë. Kush e çoi ministrin e Jashtëm tek Safet Bajri për votën e Dukës? Ministri i Jashtëm shkoi ti kërkoj Safet Bajrit të burgosë tre ditë presidentin e klubit të Velipojës të votojë për Finon nëse nuk voton për Finon të paktën të votojë për Dukën. I premtuan Safet Bajrit ta heqin denimin e Belgjikës.

Shtuar më 04/10/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori