Berisha bën akuzën e fortë: Viktimat e Thumanës, vrasje shtetërore
Ish-kryeministri Berisha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku ka akuzuar shtetin si fajtor për viktimat e tërmetit.

Sipas tij vdekjet ishin të paralajmëruara dhe e gjithë kjo ishte një vrasje shtetërore.

Vrasje shteterore, pa dashje apo pa qellim dhe duhet te trajtohen te tilla”. Keshtu i quan ish-kryeministri Sali Berisha viktimat e termetit ne Thumane e disa edhe ne Durres, duke akuzuar qeverine, qe nuk mori masa per nxjerrjen forcerisht te tyre nga shtepite qe ishin te pabanueshme qe pas termetit te 21 shtatorit.

Postimi i Berishës

Viktimat e Thumanes dhe disa nga te Durresit mund te ishin te gjalle!

Ato jane vrasje shteterore, pa dashje apo pa qellim dhe duhet te trajtohen te tilla.


Te dashur miq, termeti i 26 nentorit u parapri nga nje termet prej 5,6 te shkalles richter me qender ne te njejten zone dhe thellesi. Termeti i 22 shtatorit u shoqerua me demtim te shkalleve te ndryshme te 1528 objekteve, shkaterroi plotesisht 50 banesa dhe demtoi dukshem 160 pallate etj etj ne Durres, Kruje dhe Tirane.

Nder ndertesat e demtuara ne menyre serioze dhe qe ishin raportuar si te pabanueshme nga banoret e tyre ishin edhe dy pallatet qe i moren jeten 22 banorve nen rrenojat e tyre por me siguri edhe te pallateve dhe banesave ne Durres.

Ne rast se autoritetet zyrtare qe inspektuan keto pallate ne Thumane dhe Durres nuk do te nenvleftesonin demtimin ne strukture, te shkaktuar nga termeti, banoret me detyrim do te ishin zhvendosur ne vendsterhime te tjera dhe do te ishin gjalle sot. Pra ata de fakto vertet vdiqen nga termeti i 26 nentorit por kjo ishte nje vdekje e paralajmeruar per sa kohe nuk u larguan forcerisht nga pallatet e tyre te bera te pabanueshme me 22 shtator. Per rrjedhoje kemi te bejme me nje vrasje shteterore, natyrisht jo e qellimte por detyrimi i shtetit ndaj familjeve te ketyre viktimave ka rregulla te tjera dhe eshte demshperblim i plote sikunder pergjegjesia e atyre qe u treguan indiferent ne detyre ne rastin konkret eshte personale dhe direkte.

Pikerisht per te fshehur gjurmet, provat e ketij krimi shteteror Edvin Mafia emeroi Çuçin e tij, ministrin e Familjes shef te gjendjes se jashtezakonshme nje rast unik ne historine e botes qe nje minister bujqesie emerohet ne nje detyre te tille. Ky i fundit, ne misionin e tij familjar, ne nje akt te paster kriminal oret e para te dites se pare te punes shembi ne kundershtim flagrant me ligjin dy pallatet prova te gjalla te krimit shteteror ne Thumane dhe pallatin nen hetim ne Durres etj etj. Nderkohe shpresat per nje hetim te ndershem me Edvinin, krye kreu i meduzes, jane zero.

Ndaj duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimin kriminal ndaj pasojave te termetit te 22 shtatorit 2019 dhe veprimet kriminale te zhdukjes se proave te krimit nga Edvin Mafia dhe Çuçi i tij dhe duke patur parasysh faktin se mafia veten nuk e heton kurre, bej thirrje per nje hetim te ndershem te pavarur nderkombetar te ketij krimi te shemtuar qe kushtoi dhjetra jete dhe qe rendon e do rendoje ne ndergjegjen e çdo shqitari. sb
Shtuar më 06/12/2019, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori