Bëri thirrje për lincimin e mjekëve, Aida Shtino: S'kam frikë burgun, unë vij nga drita
Gazetarja e njohur Aida Shtino, ditën e sotme ka bërë një reagim të fortë në Facebook ndaj mjekëve që po luftojnë me koronavirusin.

Shtino ngre pyetjen pse nuk u lejohet të infektuarve telefoni, teksa u drejtohet Manastirliut, Piperos e gjithë të tjere që i quan kompani.

"Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre....dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap", shkruan e revoltuar Shtino.

Pas këtij postimi, nuk ka munguar as "bumi' i komenteve të ndjekësve ku njërit prej, i cili i ka treguar burgun Shtino i kthehet:

Po mirë unë kam rëshkitur bravo, faleminderi zotëri për komplimentat që i bëtë një zonje...shyqyr Zotit nuk jam qyqe dhe as e zezë, nuk kam lidhje me këto zotëri i nderuar. Unë i përkas dritës...
DMTH ju keni hyrë nëpër pavione e dini se si janë pacientët...unë nuk besoj fjalën tuaj, por besoj fjalën e miqve të mi që më shkruajnë se nuk e dnë si janë të afërmit dhe nuk komunikojnë dot me to edhe me ata që nuk janë të intubuar. Ttani ato kërcënimet me burg mos mi tregoni mua zotëri, apo si e keni hallin ju....çfarë ju shqetëson që hidheni si gjel...ca keni jeni pjesë e sistemit apo si...?
Meqë juve sju bën përshtypje ky fakt, as mos hyni në faqen time e as mos lexoni çfarë shkruaj unë dakord dhe jeni rehat, rini e dëgjoni gjeraqinat e sistemit...a dhe diçka mos harroni maskën se ju bën mirë dhe ju mbron nga covidi...
ndërsa atë burgun do ta shikojmë se kush do shkojë...dhe se a janë ligjore dhe se a shkelen të drejtat e njeriut nga të gjitha këto që po bëhen...
Shtuar më 13/08/2020, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori