Bëri publike lidhjen me biznesmenin, vajza e Eli Farës shijon "muajin e mjaltit" (FOTO LAJM)
Vajza e vetme e Eli Farës,
Marina, vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë me historitë e saj të dashurisë.
Kësaj here, ajo na ka prezantuar vetë me partnerin e saj të zemrës, duke ndarë më herët një
foto me të në Instagram.
Megjithëse nuk e ka treguar emrin,
Marina ka bërë
publike fytyrën e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se mashkulli në fjalë quhet Alis dhe është një biznesmen nga Shkodra.
Madje, çifti ka planifikuar dasmën e cila do të mbahet sipas traditave, po në Shkodër.
Sipas të njëjtave
burime, çifti është njohur mes miqve të përbashkët dhe tashmë
Marina është prezantuar si “nusja në Shkodër” e familjarëve të Alis.
Tashmë, “nusja e re” dhe dhëndri po shijojnë muajin e parë të mjaltit (jo atë të vërtetin pas dasmës) dhe kanë udhëtuar drejt Dubait.
Marina e ka mbushur Instagramin me
foto e video nga vendi madhështor, ndërsa në profilin e saj nuk mungoi edhe një
foto me partnerin.
Të pafundme ishin komentet drejtuar çiftit, të cilit ndjekësit i uronin lumturi e trashëgime, ndërsa ne u bëmë kuriozë të dimë nëse është bërë vërtetë martesa apo jo.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 14:28