Bëri policin për spital, kush është lushnjari që u arrestua
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Flamur Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Kadiaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë në Komisariatin e Lushnjes i cili ka qëne në një zbatim vendimi të Bashkisë Lushnje për konfliktin e pronësisë që ka pasur shtetasi Flamur Arapi me shtetasin O.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori