Bëri dy operacione në Turqi, si është gjendja aktuale e Ina Nukut

Ajo mbeti e plagosur në protestën e 22 nëntorit ku humbi edhe dy gishta.

Ina Nuka, efektivja e forcave Shqiponja mësohet se ka kryer deri tani dy ndërhyrje, që kanë rezultuar të suksesshme.

Nuka fatmirësisht është në gjendje të stabilizuar, ndërkohë që pritet që javën që vjen të kryejë edhe operacionin më të vështirë, atë të transplantit të gishtit të madh.

Aktualisht Ina ndodhet në një spital në Ankara dhe e shoqëron e ëma e saj.
Shtuar më 10/12/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori